Lažne novice. Ilustracija Urška Stropnik Šonc

Por, çka nëse nuk është komplet e vërtetë?

A dini si të dalloni dezinformimin/keqinformimin, dhe pse duhet të mendosh para se të shpërndash një informacion në media sociale?

Mirë se vini në Portalin për Edukim Medial, Çasoris.

Ne mund të ndalim bashkë shpërndarjen e informacioneve të manipuluara dhe të bëhemi përdorues të përgjegjshëm të medieve, për një jetë dhe të ardhme më të mirë për fëmijët – online dhe në jetën reale.

A ka ende rëndësi e vërteta?

  • A mund të dalloni informacionin e besueshëm nga dezinformimi/keqinformimi?
  • A dini si të identifikoni dezinformimin dhe format e tjera të dezinformimit dhe keqinformimit?
  • A dini si të kontrolloni nëse keni hasur informacione që mund t’i besoni?

Nëse kur dëgjoni lajme të pazakonshme, e pyesni veten nëse janë shumë të pabesueshme për të qenë të vërteta, atëherë jeni një person i aftësuar mbi mediet.

Por kushdo mund të hasë informacione mashtruese që janë aq bindëse sa për të mashtruar.

Çfarë mjete mund të na ndihmojnë ta bëjmë këtë?

Eksploroni mundësitë që ofrojmë në Portalin për edukim medial, Çasoris dhe bëhuni qytetarë aktivë të aftësuar mbi mediet.

Ilustracija: Urška Stropnik Šonc

Çfarë është Edukimi Medial?

Edukimi medial nënkupton aftësinë për të çasur informacione të besueshme, si dhe aftësinë për të analizuar, vlerësuar dhe menduar në mënyrë kritike rreth tyre, për të krijuar mesazhe në forma të ndryshme – në shtyp apo online, në formë të shkruar ose video – dhe për të vepruar duke u bazuar në informacionet e marra.

Edukimi medial ndihmon fëmijët dhe të rriturit të kuptojnë rolin e medieve në shoqëri dhe forcon aftësitë bazë të shqyrtimit dhe vetë-shprehjes që qytetarët kanë nevojë në një shoqëri demokratike.

Për mësuesit

Në portalin për edukim medial, Çasoris ju gjithmonë fitoni njohuri të reja, shkëmbeni praktikat më të mira dhe përcjellni në mënyrë efektive përvojën në klasë.

Për të gjithë

Portali për edukim medial, Çasoris ofron shumë burime falas për publikun, duke përfshirë video, postera, fletushka dhe këshilla e mjete të ndryshme. Eksploroni ato!

Pyetjet e shpeshta dhe përgjigjet

Çka ofron portali për edukim medial, Çasoris?

Çasje në shumë burime falas që ndihmojnë mësuesit në mësimdhënie të edukimit medial, si dhe prindërit e publikun e gjerë se si të përcaktojnë nëse informacioni është i besueshëm.

Paketa lajmesh të dobishme, kreative dhe inovative me përgatitje mësimore janë gjithashtu në dispozicion për mësuesit. Ato përfshijnë lajme aktuale dhe të rëndësishme për fëmijët nga gazeta online, Çasoris, dhe udhëzime për përdorimin e tyre në klasë, të përgatitura nga mësues të shkollave të ndryshme fillore. Me to, mësuesit mund t’ua mësojnë nxënësve përdorimin e burimeve të besueshme të informacionit në mënyrë efektive dhe u tregojnë atyre në një mënyrë interesante se çfarë po ndodh rreth tyre në shtëpi dhe jo vetëm. Shablloni i trajnimit është në dispozicion për të gjithë, ndërkaq qasja në programe të tjera të trajnimit është e disponueshme për abonentët.

Punëtoritë dhe seminaret online për mësuesit dhe, me marrëveshje, edhe për anëtarët e tjerë të publikut, gjithmonë sjellin njohuri të reja, mundësojnë shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përcjelljen e përvojës në klasa. Pjesëmarrësit trajnohen për t’u bërë ekspertë të edukimit medial.

Nuk jam mësues - çfarë është e dobishme për mua në Portalin për Edukim Medial, Çasoris?

Për prindërit dhe publikun e gjerë, kemi përgatitur një kuti veglash që përmban lojëra interaktive, video dhe animacione, postera, një manual dhe këshilla të ndryshme.

Përmban vegla që i kemi zhvilluar vetë ose në bashkëpunim me organizata nga jashtë.

Në Çasoris, për shembull, kemi përgatitur broshurën “Fëmijët dhe mediet” dhe serinë e videove “Gjuetarët e lajmeve të rreme”. Këto plotësohen me postera që përmbledhin informacionin thelbësor.

Ne gjithashtu kemi përkthyer dhe redaktuar lojërat interaktive “Bad News”, “Bad News Junior” dhe “Harmony Square”, si dhe fletushkën “Si të njohim lajmet e rreme dhe poD.V.O.M.I.Sh.”

Çfarë është projekti i edukimit medial për një të ardhme të qëndrueshme?

Me këtë projekt, Zavod Çasoris inkurajon përdorimin e medieve, leximin e lajmeve dhe identifikimin e burimeve të besueshme të informacionit në shkollat ​​fillore.

Synon të arsimojë një brez të ri të qytetarëve aktivë të informuar dhe të cilët do të forcojnë demokracinë.

Një nga rezultatet e projektit është portali për edukimin medial, Çasoris.

Aktivitetet të cilat i kemi projektuar në projektin e edukimit medial për një të ardhme të qëndrueshme (MIL4SF), i cili është financuar nga Ambasada Amerikane në Slloveni, do të realizohen në të ardhmen si pjesë e projekteve të mëposhtme.

Si e rritni një brez të ri qytetarësh aktivë të informuar?

Mësuesit integrojnë lajmet aktuale të përditshme në mësimet e rregullta përmes planeve mësimore të hartuara me kujdes.

Nëpërmjet objektivave didaktike, mësuesit inkurajojnë fëmijët të përdorin rregullisht burime të besueshme (jo vetëm TikTok, BeReal, apo media të tjera sociale) dhe i inkurajojnë ata të reflektojnë mbi besueshmërinë e lajmeve dhe informacioneve të cilave u ekspozohen.

Duke përdorur mjete mësimore, mësuesit forcojnë edukimin medial të nxënësve për lajmet në një mënyrë interesante dhe të mprehtë.

Çfarë është edukimi për lajmet?

Edukimi për lajme është aftësia për të njohur dhe kuptuar rolin që luan media e lirë në demokraci, për të njohur raportimin e besueshëm gazetaresk në media, si dhe rëndësinë e tij për jetën e përditshme dhe funksionimin e shoqërisë.

Një person i aftësuar mbi lajmet mund të vlerësojë në mënyrë kritike besueshmërinë e lajmeve në media.

Çfarë është edukimi medial?

Edukimi medial është aftësia për të qasur, analizuar, vlerësuar dhe krijuar mesazhe mediale në formate e platforma të ndryshme dhe për të vepruar sipas njohurive të marra.

Çfarë është të mësuarit për edukimi medial?

Të mësurait e edukimit mediatil për fëmijët dhe të rriturit ndihmon për të kuptuar rolin e medies në shoqëri dhe forcon aftësitë themelore të vetë-reflektimit dhe vetë-shprehjes për të cilat qytetarët kanë nevojë në një shoqëri demokratike.

Si ndryshon edukimi për lajmet nga ai medial dhe digjital?

Ka disa fusha të edukimit që arsimojnë përdoruesit kritikë të medies.

Edukimi medial përfshin kompetencat që mundësojnë angazhimin kritik dhe efektiv me informacionin dhe përmbajtjet e tjera në media. Njerëzit e aftësuar për edukim medial janë në gjendje të qasin, analizojnë, vlerësojnë dhe krijojnë përmbajtje mediale dhe të veprojnë sipas njohurive që kanë marrë.

Edukimi për lajmet ndihmon për të kuptuar rolin e informacionit të besueshëm dhe një media të lirë në jetën tonë dhe në shoqëritë demokratike, si dhe për të njohur besueshmërinë e lajmeve dhe informacioneve të tjera.

Edukimi për informacionin u mundëson njerëzve të gjejnë, vlerësojnë dhe përdorin në mënyrë efektive informacionin.

Edukimi digjital u mundëson njerëzve të përdorin teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në mënyrë efektive, të përgjegjshme dhe etike.

Pse është kaq i rëndësishëm edukimi për lajmet tani?

Jetojmë në një kohë kur dezinformimi dhe mungesa e edukimit për lajmet kërcënojnë demokracinë.

Gazetaria e lirë dhe e pavarur dhe aftësia për të përcaktuar nëse informacioni që na vjen është i besueshëm janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë.

Në sondazhin “Ogledalo Slovenije”, në tetor 2022 dhe prill 2023, është matur trendi negativ i besimit në media, gazetarë, prezantues televiziv dhe në RTV Sllovenia. Niveli i besimit në media shënon rezultatin më të ulët në dhjetë vitet e fundit bazuar në matjen e vitit 2022; gazetaria mbetet një profesion me një nivel negativ të besimit.

Edukimi për lajmet ndihmon për të kuptuar rëndësinë e gazetarisë së lirë në një demokraci, duke përfshirë mënyrën e njohjes dhe kërkesës së gazetarisë bazuar në standardet e dakorduara. Kjo krijon respekt për gazetarinë cilësore. Mbështetja në standardet gazetareske të bazuara në fakte është mënyra më e mirë për të matur besueshmërinë e lajmeve dhe informacioneve të tjera.

Keqinformimi prek të gjitha fushat e jetës së përditshme – nga kujdesi shëndetësor dhe financat deri te vlerat tona personale. Nëse nuk mund të biem dakord për një sërë faktesh themelore, atëherë nuk mund të marrim vendime të informuara për jetën tonë dhe qeverisjen e përbashkët të komuniteteve tona.

Dezinformatat shfaqen sepse dikush dëshiron t’i përdorë për të ndikuar në besimet dhe sjelljen tonë, ose për të fituar para prej tyre.

Shumë shpesh, dhe veçanërisht gjatë zgjedhjeve, shpërndarja e tyre synon të krijojë konfuzion dhe ndarje.

Mënyra më e mirë për të luftuar dezinformimin dhe për të minimizuar dëmin e tij është të kesh një publik të mirëinformuar që është në gjendje të njohë dhe të refuzojë informacionin e rremë.

Si e dimë që të mësuarit e edukimit medial është i suksesshëm?

Vlerësimi i punës sonë ka qenë një prioritet që kur filluam të punojmë me mësuesit dhe të punojmë në klasa. Rezultatet tregojnë se të mësuarit për lajmet është i dëshirueshëm për mësuesit dhe interesant për nxënësit. Në të njëjtën kohë, ai përmbush objektivat e kurrikulës.

Në projektin Edukimi medial për një të ardhme të qëndrueshme, ne punojmë së bashku me mësuesit. Ata zgjodhën gjithashtu pjesët e përmbajtjes që duan të përdorin në mësime. Përveç kësaj, mësuesit janë autorë të planeve mësimore bazuar në lajmet në Çasoris, të cilat mësues të tjerë më pas i testuan në klasë.

Metoda për fuqizimin e mësuesve në edukimin medial dhe qytetarinë aktive përmes përdorimit të përmbajtjes gazetareske në klasë u zhvillua për herë të parë në vitin shkollor 2021/2022 si pjesë e projektit Erasmus+, “KidsTrustNews”. Mojca Kacjan nga shkolla fillore “Polzela” shkroi në vlerësimin e saj në atë kohë: “Të gjithë mësuesit – pavarësisht se çfarë mësojmë – duhet të brengosemi për leximin dhe edukimin medial dhe ndërgjegjësimin për atë që po ndodh në botë”. Fjalët e saj na inkurajuan të zhvillojmë më tej materialet tona dhe të dizajnojmë portalin për edukimin medial, Çasoris.

Projekti i edukimi medial për një të ardhme të qëndrueshme përfshiu 98 mësues nga 24 shkolla fillore. Ata testuan kurrikulën me 3,500 nxënës të klasave të ndryshme.

Të gjithë mësuesit pjesëmarrës u përgjigjën në pyetësorin e vlerësimit se do t’ua rekomandonin materialet kolegëve të tyre.

Ata gjithashtu zbuluan se 60% e nxënësve të tyre janë të interesuar për lajmet aktuale. Në të njëjtën kohë, ata vlerësuan se shumicës e nxënësve (80%) u mungon edukimi medial dhe se 63% e tyre nuk e njohin dezinformimin apo informacionin e pasaktë kur hasin në të.

Rreth 89% e mësuesve deklaruan se të kuptuarit e tyre për edukimin medial u përmirësua duke marrë pjesë në projekt. Shumica dërrmuese, 84%, gjithashtu konfirmuan se materialet janë të dobishme për të mbështetur nxënësit në fushën e edukimit medial.

Vlerësimi i efektivitetit të materialeve për nxënësit do të matet në vitin shkollor 2023/24.

Cili është vizioni juaj?

Ne duam që fëmijët të mësojnë të kuptojnë rëndësinë e medieve të besueshme dhe – si brezat para tyre – të mësohen të informohen nga mediet që mund t’u besojnë.

Ne përpiqemi ta bëjmë edukimin medial një pjesë integrale të proceseve mësimore. Kjo do të kontribuonte në synimin që qytetarët e të gjitha moshave të jenë në gjendje të njohin lajmet e besueshme dhe informacione të tjera dhe të kuptojnë rolin e domosdoshëm të një media të lirë për demokracinë.

Si mund të përfshihem?

Nëse jepni mësim dhe e keni kuptuar rëndësinë e edukimit medial në shkolla, jeni të ftuar të bashkoheni me një ekip mentorësh të pasionuar që e dinë se sa e rëndësishme është që fëmijët të informohen nga media të besueshme. Ata janë gjithashtu të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm të medies në një shoqëri demokratike dhe janë të gatshëm ta përcjellin këtë ndërgjegjësim tek nxënësit dhe kolegët e tyre.

Të gjitha shkollat ​​lehtë mund t’u ofrojnë mësuesve qasje në materiale të provuara dhe të thjeshta inovative mësimore. Ato janë të përshtatshme për mësimdhënie në një lëndë, mësimdhënie ndërdisiplinore ose në një orë mësimi të fokusuar tematikisht.

Ne kemi zhvilluar gjithashtu punëtori interaktive të edukimit medial për mësuesit, nxënësit e shkollave fillore dhe studentët. Për më shumë informacion, na shkruani në urednistvo@casoris.si.

Një kuti mjetesh falas për edukim medial është në dispozicion për prindërit dhe publikun e gjerë.

Të gjithë janë të ftuar të lexojnë Çasoris së bashku me fëmijët. Mund të na ndiqni edhe në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, X dhe TikTok.

Ju mund të na mbështesni duke dërguar mesazhe Casoris5 në 1919. Çdo donacion përmes mesazhit për ne është një konfirmim se po punojmë mirë dhe në drejtimin e duhur.

Dua të di më shumë për portalin, Çasoris.

Časoris (Çasoris) është një portal falas për fëmijë, i shpërblyer ndërkombëtarisht. Me të, ne frymëzojmë dhe inkurajojmë fëmijët të bëhen qytetarë të informuar, të angazhuar, dashamirës dhe të përgjegjshëm. Portali është aktiv nga viti 2016.

Çdo ditë, Çasoris publikon lajme aktuale, autentike nga Sllovenia dhe bota, si dhe informacione rreth ngjarjeve sportive, kulturore dhe zbulimeve shkencore. Duke vepruar kështu, ne respektojmë dhe respektojmë politikën tonë editoriale dhe kushtet e tjera të përgjithshme.

Çfarë thonë ekspertët?

Edukimi medial rrit të menduarit kritik

»Një program efektiv i edukimit medial duhet të integrohet në lëndët obligative, duke u mësuar fëmijëve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të strukturuar se si të mendojnë në mënyrë kritike, dhe si të përdorin e të konsumojnë mediet në mënyrë kritike.«

Dr. Sandra Bashiç Hrvatin

Projektet e Çasorit

Edukimi medial

Në vitin 2023, Zavod Çasoris po implementon projektin “Edukim Medial për një të ardhme të qëndrueshme”, i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Slloveni, dhe projektin “YoCoJoin”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.