Për të gjithë

Ilustracija: Urška Stropnik Šonc

Kutia e veglave për Edukim Medial

Portali për edukim medial, Çasoris ofron shumë burime falas për mësuesit, prindërit dhe publikun në përgjithësi, duke përfshirë lojëra interaktive, video, postera, manuale dhe këshilla të ndryshme. Provoni ato!

Ilustracija: Urška Stropnik Šonc

Çfarë ka në kutinë e veglave?

Shumica e mjeteve janë në anglisht ose slloven.

Video dhe animacione

Lovci na lažne novice (Gjahtarët e lajmeve të rreme)

Postera

Pomisli, preden deliš (Mendoni para se ta shpërndani)

Si të njihni dezinformimin

Ali pomislitre preden delite? (Dyshoni para se ta shpërdani)

Manuali

Otroci in mediji (Fëmijët dhe mediet)

Si dhe pse të bëhesh i aftë për mediat?

Në portalin tonë për edukim medial, Çasoris, inkurajojmë mendimin kritik për mediet, si dhe mësojmë pse dhe si të dallojmë dezinformimin/keqinformimin.

Dezinformimi dhe keqinformimi zakonisht krijohen sepse dikush dëshiron t’i përdorë për të ndikuar në besimet dhe sjelljet tona, ose për të fituar para.

Objava o rižu iz plastike. Vir: Sociala.si/Facebook

Për shembull, lajmet e përhapura në mediet sociale se mund të mbrohemi nga koronavirusi i ri duke pirë ujë të ngrohtë apo edhe duke marrë vitamina, suplemente ose ushqime të caktuara, si hudhra.

Ose mesazhi që orizi i shitur në supermarket është prej plastike.

Një person i aftësuar mbi mediet mund të kontrollojë nëse ky informacion mund të besohet.

Për shembull, lajmet për delfinët ose një kandil deti në kanalin e Venecias janë të vërteta apo të rreme? Po për një këlysh me bisht në ballë, pinguinë fluturues, një pinguin të ngatërruar për një hajdut, një anakondë gjigante apo vezë të modifikuara gjenetikisht?

Po për bufin e kuq me sy blu, për shembull?

Rdeča sova. Vir: posnetek zaslona/Snopes

Po për lajmet për peshkaqenin që ndoqi kanotistin?

Beli morski pes za kajakom. Foto: Thomas P. Peschak/https://www.thomaspeschak.com Foto: Thomas P. Peschak/www.thomaspeschak.com

Mund të mashtrohemi më shpesh nga lajmet që na emocionojnë sesa ato që nuk na emocionojnë.

Tani e kemi edhe inteligjencën artificiale (IA) që mund të na shkaktojë kokëdhimbje shtesë.

Pra, si mund të dallojmë se cila fytyrë është krijuar nga IA? Dhe cila foto?

Një person i aftësuar mbi mediet, sipas përkufizimit në gazetën amerikane për fëmijë, News-O-Matic, di të nxjerrë kuptimin nga informacioni që merr dhe kështu të mësojë për botën në të cilën jeton; është i aftë të dallojë faktet nga keqinformimi dhe gënjeshtrat; mund të kuptojë dhe krijojë mesazhe mediatike.

Në bashkëpunim me Michelle Ciulla Lipkin nga organizata NAMLE, News-O-Matic ka përgatitur pesë këshilla për fëmijët për t’u aftësuar mbi mediet:

  1. Bëhu kritik; vetëm sepse lexon diçka nuk do të thotë se është e vërtetë. Gjej faktet në tekst dhe përpiqu t’i verifikosh ato.
  2. Mos shpërndajë shumë; ajo që e publikon online qëndron aty përgjithmonë. Mendo para se të shpërndash një informacion ose një foto. Mos posto asgjë që mund të lëndojë dikë.
  3. Bëj pyetje; pyesni për gjithçka. Kur sheh ose lexon diçka, mendoni rreth saj. Kush e bëri dhe pse? A mund t’i besoj këtij personi ose këtij informacioni? Si më bën të ndihem ky lajm? Sa më shumë pyetje t’i bësh vetes, aq më shumë aftësi mbi mediet do të kesh.
  4. Flisni me njëri-tjetrin; flisni për atë që shihni dhe lexoni. Pyesni të tjerët se çfarë mendojnë. Mund të befasoheni se si një ngjarje e vetme mund të shihet ndryshe nga njerëzit. Është gjithmonë mirë të mësosh diçka të re.
  5. Krijo; përpiqu të krijosh një mesazh medial. Shkruaj një storje, bëj një foto, krijo një meme. Mund të argëtohesh shumë duke bërë këtë. Kurrë nuk kanë qenë kaq shumë pajisje teknologjike në dispozicion për të krijuar.

Siç 13-vjeçari, Jude i tha gazetarëve të News-O-Matic: Nëse mëson të jesh një përdorues i përgjegjshëm i medieve, do të jesh një person më i mirë – online dhe offline (në jetën reale).

Fushata e Kombeve të Bashkuara #PledgetoPause i kërkon njerëzve në mbarë botën që të ndalen për një moment, të marrin frymë thellë dhe të mendojnë para se të shpërndajnë ndonjë informacion.

Si të identifikojmë dezinformimin?

Për të identifikuar dezinformimin dhe edukimin medial, në Çasoris përdorim mjete që i kemi zhvilluar vetë (broshura “Fëmijët dhe Media: Gjetja e së Vërtetës në Botën e Lajmeve” dhe videoja “Çfarë është Lajmi i Rremë?”) dhe ato që i kemi organizuar për publikun slloven në bashkëpunim me organizata të tjera (lojërat ‘Bad News‘ dhe ‘Bad News Junior‘, dhe ‘Harmony Square‘, broshura “Si të dallojmë lajmet e rreme?” dhe broshura “E.S.C.A.P.E.” ose “PoD.V.O.M.I.S.“) ose që janë paraqitur në faqet e internetit të organizatave të besuara (për shembull, loja me politikanët dhe këshilltarët e tyre, “Disinformation Diaries“).

Pra, si t’i identifikojmë lajmet e rreme dhe format e tjera të dezinformimit? Për shembull, mund t’i bëjmë vetes pyetje si:

  • A duket lajmi i besueshëm?
  • A është raportuar për këtë nga dikush tjetër (media ose burime të tjera, si enciklopeditë)?
  • Kush është autori?
  • Çfarë të tërhoqi vëmendjen?
  • Cili është qëllimi i mesazhit?
  • A mungon diçka në mesazh?
  • A është teksti i saktë gramatikisht?
  • A është i besueshëm portali ku është publikuar? A e njihni, a mund t’i besoni?
  • A janë autorët e portalit të paraqitur në një seksion të tillë si “Rreth nesh“?
  • A e kanë deklaruar qëllimin e portalit?
  • A është fotografia autentike apo duket e rreme për ty? Nëse përpiqemi të zbulojmë kur dhe ku është publikuar, për shembull duke e ngarkuar atë në TinEye, mund të .zbulojmë shpejt kur është publikuar për herë të parë. Udhëzime më të detajuara (në anglisht) për mënyrën e identifikimit të autenticitetit të fotografive janë prodhuar nga Bellingcat, ndërkaq në gjuhën shqipe mund t’i gjeni në librin “Fake News, çrregullimi informativ në epokën digjitale”, të autorit, Dren Gërguri.
  • A është videoja autentike? Mund të jetë një nga të ashtuquajturat “deepfakes“, dmth video në të cilat personat ose deklaratat e tyre janë të rreme. Për të kontrolluar autenticitetin e një videoje, mund të përdorni Invid, p.sh. duke e shtuar në Chrome apo Firefox, apo ndonjë shfletues tjetër që e përdorni.
  • A ndihmuan bot-ët të përhapnin lajmin? Bot-ët përdoren nga individë dhe organizata keqdashëse për qëllime të këqija, kështu që ia vlen të jeni të kujdesshëm. Associated Press (AP) kontrollon lajmet që qarkullojnë në internet. Ndër të tjera, AP-ja zbulon se cilat lajme nuk janë të vërteta, por që gjithashtu janë përhapur shpejt – madje edhe brenda një jave – me ndihmën e bot-ëve.
  • A është konfirmuar autenticiteti i lajmeve nga kontrolluesit e fakteve si Snopes? Në Kosovë janë dy kontrollues faktesh, Krypometri dhe Hibridi. Informacioni nga vende të ndryshme për koronavirusin e ri mund të kontrollohet në Poynter. Adoleshentët po e zbulojnë atë në Rrjetin e Kontrolluesit të Fakteve të Adoleshentëve.
  • Si t’i identifikojmë lajmet e rreme në lidhje me koronavirusin e ri? Loja “Go Viral” mund të na ndihmojë. Ajo është krijuar nga ekspertët që projektuan “Bad News”.
  • Nëse e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme, ka mjete të tjera për të kontrolluar informacionin ose adresa të tjera, sikurse “Media Manipulation Casebook“, që është një platformë për organizatat e shoqërisë civile, gazetarët dhe studiuesit. Ne mund të vizitojmë platformën për të zbuluar se çfarë dezinformimi qarkullon në internet. Ka gjithashtu prezantime të shkurtra në platformë.