Rreth nesh

Ne jemi një ekip gazetaresh entuziaste që filluam botimin e Çasoris, një portal falas për fëmijë, i shpërblyer me çmime ndërkombëtare.

Me kalimin e kohës, e kuptuam që duhet ta plotësonim atë me punëtori, seminare dhe materiale të ndryshme mësimore, të tilla si videoja në të djathtë, pasi donim të forconim edukimin medial dhe të inkurajonim mendimin kritik.

Me lajme të besueshme, ne tani frymëzojmë fëmijët dhe arsimojmë qytetarët.

Veverica velikanka. Vir: Kaja in Neja odkrivata veverice velikanke/YouTube

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë si të njohin lajmet e rreme; të dinë ku të verifikojnë informacionin që hasin, si dhe të pyesin veten kush ua ka thënë dhe pse.

Dr. Sonja Merljak Zdovc

Dr. Sonja Merljak Zdovc

Dr. Sonja Merljak Zdovc

Themeluese, Drejtore & Kryeredaktore

Sandra Hanzhiç

Sandra Hanzhiç

Zv.kryeredaktore

Sasha Petejan

Sasha Petejan

Menaxher projektesh & Gazetar

Mateja Çelan

Mateja Çelan

Gazetar

Urshka Stropnik Shonc

Urshka Stropnik Shonc

Ilustruese

Rebecca Svetina

Rebecca Svetina

Përkthyese & Dizajnere e grafikave

Natasha Kotar Vovk

Natasha Kotar Vovk

Bashkëpunëtore për zhvillimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve

Kush jemi ne?

Botuesi i portalit: Zavod Çasoris, Instituti për Informim dhe Arsimim, me seli në Lubjanë.

President i bordit të Institutit: Darja Groznik, redaktor në Radio Sllovenia dhe president i ZPMS-së

Drejtore: dr. Sonja Merljak Zdovc

Mund të na kontaktoni në: urednistvo@casoris.si

Misioni ynë

Ne inspirojmë fëmijët dhe arsimojmë qytetarët.

Vizioni ynë

Ne dëshirojmë që fëmijët të mësojnë të njohin rëndësinë e medieve të besueshme dhe ashtu si gjeneratat para tyre, të mësohen të ndjekin lajmet që mund t’u besojnë.

Fëmijët e sotëm po rriten në një botë ku informohen nga mediet sociale dhe platformat si TikTok, Instagram, Snapchat dhe YouTube. Në të njëjtën kohë, falë zhvillimit të teknologjisë dhe ndryshimit të zakoneve, ata nuk i shohin më prindërit e tyre duke lexuar gazeta dhe revista ose duke ndjekur lajmet në TV dhe radio, sikurse ne dikur.

Prandaj, nevojitet që t’u mësojmë atyre zakonin e përdorimit të rregullt të burimeve të besueshme të informacionit dhe t’i mësojmë të mendojnë kritikisht për besueshmërinë e lajmeve dhe informacionit të cilit i ekspozohen. Mënyra më e lehtë dhe më efektive për ta bërë këtë është në shkollë, pasi të gjithë fëmijët e ndjekin atë, madje edhe ata që vijnë nga rrethe familjare më pak të ndërgjegjshme dhe stimuluese.

Mediet e besueshme dhe relevante na lidhin dhe na afrojnë me njëri-tjetrin; ato na tregojnë se si jetojnë njerëzit në vende të largëta. Nëse duam të sigurojmë një të ardhme paqësore dhe të sigurt për fëmijët tanë, nëse duam që gjenerata e ardhshme të rritet duke qenë qytetarë tolerantë, të dhembshur, respektues, të përgjegjshëm dhe aktivë: Mos të vonojmë – të fillojmë të përdorim media të besueshme.